Covid 19/ Spiropali i përgjigjet Berishës: Po e ngatërron Aritmetikën më keq se pupaci i vet

schedule17:20 - 18 Nëntor, 2020

schedule 17:20 - 18 Nëntor, 2020

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali  ka reaguar pas deklaratave të ish kryeministrit Berisha ti bërë këtë të mërkurë në ABC se situata pandemike në vendin tonë tashmë është jashtë kontrollit.

LEXO EDHE: Berisha në ABC: Situata me pandeminë, jashtë kontrollit, miliona euro për njerëzit pranë qeverisë

Spiropali përmes një postimi në Facebook, ka thumbuar ish kryeministrin ku ka theksuar se ai po e ngatërron aritmetikën me keq se pupaci i vet, duke iu referuar kreut të PD Lulzim Bashës.

Postimi i plotë:

“Doktori i falimentuar po flet përçart për kontrollin e pandemisë, spitalet, vdekjet, shtrimet, statistikat, testet, masat parandaluese.

S’di se ç’flet. Ka rënë në delir të thellë. Ka humbur çdo vetkontroll dhe çdo lidhje me realitetin.

Kryeministri i Gërdecit, i panikosur nga humbja e afërt e vetes dhe e zhganit që e rrethon, sikur flet nga ndonjë planet tjetër.

Vrasësi i 21 Janarit po e ngatërron Aritmetikën më keq se pupaci i vet.

Don Kishotin e Tranzicionit e kanë lënë ment’ e kokës.

Frikacaku i pashërueshëm s’po sheh nga sytë, s’po dëgjon nga veshët.

Mos u merrni me humbësin e çakërdisur.

Mbani maskën!

Ruani distancën!

Së bashku do fitojmë!”/abcnews.al