Këngëtari Elton Deda ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të kolegut të tij Kujtim Prodani pas disa ditësh betejë me COVID-19.
Mes rreshtash prekës, Elton Deda shkruan se nuk i thotë dot lamtumirë mikut të tij pasi ende nuk e beson lajmin për ndarjen e tij nga jeta.
“Mossss! Pse o vellai jone? Cfare gezimi kishin bisedat me ty, miresia jote, zotnilleku jot, qytetari ideal…nuk e besoj dot. Nuk te them dot lamtumire…por do te te pres per nje birre kur te duash ti”, shkruan Elton Deda./mv.abcnews.al