Covid-19, shtyhet sërish seanca për ish ministrin Saimir Tahiri

schedule09:28 - 28 Maj, 2020

schedule 09:28 - 28 Maj, 2020

Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën  gjyqësore ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish drejtorin e policisë së Vlorës Jaeld Çela. Apeli në seancën e kësaj të enjte ka vendosur datën 11 qershor për zhvillimin e seancës gjyqësore ndaj ish ministrit Tahiri.

Gazetarja Glidona Daci raporton për Abc News se gjykata ka vendosur shtyrjen e seancës gjyqësore për shkak të pandemisë dhe argumenti tjetër është fakti se nuk kanë marrë konfirmim zyrtar nga ish ministri për zhvillimin  e seancës së kësaj të enjteje, duke e shtyrë seancën me 11 qershor ku pritet të jetë i pranishëm edhe ish ministri Tahiri.

Ndërkohë avokati Haxhia ka bërë me dije se ish ministri Tahiri do të jetë konsisten në qëndrimin e tij dh e do të vijojë që të kërkojë pafajsinë e tij, pasi sipas ligjit nga vendimi i shpalljes së vendimit nga shkalla e parë në Apel ka 9 muaj nga vendimi ku Tahiri u dënua me 3 vite e katër muaj shërbim prove dhe ish drejtori i policisë Jaeld Çela me 3 vite e katër muaj burg , pasi akuzohen se kanë ndihmuar grupin Habilaj për trafik të lëndëve narkotike.

“Ne kërkojmë pafajësi. Tahiri që nga momenti i parë që është vënë përballë procesit ka kërkuar në vazhdimësi pafajësi”, tha avokati i Tahirit Maks Haxhia.

Burime për Abc News bëjnë me dije avokati i ish Drejtorit të Policisë së Vlorës, Petrit Ismaili ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë.

Lexo edhe:Ndihmoi “Habilajt” për trafikun e drogës, dorëzohet në polici Jaeld Çela

Ndërkohë Çela në momentin e vetëdorizimit është shprehur se prokuroria nuk ka asnjë provë ndaj tij dhe e vetmja provë është vetëm një mesazh urimi nga Moisi Habilaj dhe që nuk ja ka kthyer. Ai ka falenderuar të gjithë policët që e kanë ndihmuar në këto vite arrati./abcnews.al