Ditën e sotme ishte parashikuar konferenca e zakonshme e Antonio Contes para duelit të nesërm me Genoan. Mirëpo, në kampin zikaltër janë konstatuar dhe dy raste të tjera me Covid-19 e për pasojë është anulluar konferenca.
Ditën e enjte u konfirmuan të infektuar Beppe Marotta, Alessandro Antonello dhe Piero Ausiolio. E gjithë skuadra iu nënshtrua tamponëve dhe fatmirësisht të gjithë dolën negativë.
Të infektuarit e radhës janë Eva Bartonova dhe Gaetano Oristanio. E para vjen nga ekipi i femrave dhe është infektuar kur ishte në grumbullim me kombëtaren e saj çeke. Rasti i dytë vjen nga ekipi i të rinjve dhe tashmë frika është sërish tek interistët. /abcnews.al