Covid-19, Serbia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Beograd

schedule13:41 - 3 Korrik, 2020

schedule 13:41 - 3 Korrik, 2020

Serbia ka marrë masa te jashtëzakonshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Beograd pasi vendi po përballet me shifra të larta infektimesh.

Siç raportojnë mediat serbe, masat do të zgjasin deri më datë 18 korrik dhe parashikojnë një mori ndalimesh dhe detyrimesh për bizneset dhe qytetarët.

Kështu, ndalohet aktiviteti i klubeve të natës nga ora 23:00 deri në mëngjes, ndërsa qytetarët që janë në ambiente të brendshme duhet të mbajnë maska pa asnjë përjashtim dhe të qendrojnë 1.5 metra larg njëri-tjetrit, shkruan abcnews.al.

Gjithashtu, të gjithë ata që përdorin transportin publik duhet të mbajnë maska. Gjoba për mosmbajtje të maskes është 5 000 dinar, ndërsa është ndaluar mbledhja në ambiente të mbyllura në grupe me më shumë se 100 veta dhe në vende të hapura më shumë se 500 veta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!