Covid-19  rrit kërkesat për ambientet e vogla me qira nga studentët, bizneset në krizë

schedule14:46 - 12 Tetor, 2020

schedule 14:46 - 12 Tetor, 2020

Nga Erblina Mile

Ardhja e studentëve ka rigjallëruar disi tregun e qirave në kryeqytet. Ekspertët imobiliar shprehen se kërkesat janë të mëdha sidomos për apartamentet e vogla të cilat kanë pësuar një rritje të çmimit me rreth 30%.

Albenc Sila tregon se për shkak të Covid ka edhe shumë mjekë që kanë marë apartamente me qira në mënyrë që të mos rrezikojnë infektimin e familjeve. Problem mbetet dhënia me qira e apartamenteve të mëdha.

“Ka më shumë kërkesa për qira pasi familjet që janë vendase në Tiranë kanë zgjedhur që të ndahen sidomos mjekët, studentët dhe njerëzit që punojnë kanë shumë kërkesa për apartamente të vogla. Kur bëhet fjalë për apartamente të mëdha nuk ka shumë kërkesa ato kanë pasur një ulje kërkese”, është shprehur ai.

Shqetësim  vijon të mbetet nga agjentët imobiliarë edhe boshatisja e ambienteve nga bizneset .

Ilda  Baraj shprehet se në të gjithë rrugët kryesore të kryeqytetit ka dyqane të mbyllura ambiente për të cilat nuk shfaqet interes .Kjo tregon krizën e thellë me të cilën po përballen bizneset e mëdha.

“Rruga që ishte një ndër arteriet kryesore për biznes për bizneset e vogla dhe të mesme janë drejt falimentimit. Bizneset e reja janë mbyllur ose janë ridimensionuar”, ka thënë Baraj.

Apartamentet  e vogla 1+1  në qendër  kanë një çmim që varion nga 30 mijë lekë në 35 mijë lekë. Ndërsa në periferi një apartament i vogël mund të gjendet me 20 mijë lekë./abcnews.al