COVID-19 pushton klubin e Berlusconit, 4 të tjerë të infektuar

schedule11:12 - 13 Tetor, 2020

schedule 11:12 - 13 Tetor, 2020

Monza, që garon në Serie B dhe financohet nga i famshmi Silvio Berlusconi, pushtohet nga COVID-19. Ditën e sotme janë konfirmuar edhe katër raste të tjera, duke e çuar në total 9 numrin e të prekurve në klubin italian. Shtatë prej tyre janë futbollistë.

“AC Monza njofton katër raste të reja pozitive me COVID-19 në grupin e skuadrës, që janë zbuluar pas ciklit të fundit të testeve të bëra. Ata janë dy futbollistë dhe dy pjesëtarë të stafit, të cilët janë vendosur menjëherë në karantinë, në përputhje të plotë me rregulloret shëndetësore në fuqi.

Të gjithë lojtarët e tjerë, që kanë dalë negativë pas shtupës, vazhdojnë të stërviten sipas protokollit”, njofton klubi i Monza përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale dhe në faqen zyrtare online. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!