Covid-19 “pushton”, bashkinë e Stambollit, 433 punonjës infektuar

schedule09:49 - 14 Prill, 2020

schedule 09:49 - 14 Prill, 2020

433 punonjës të bashkisë së Stambollit janë konfirmuar pozitiv me koronavirus. Kryetari i bashkisë Ekrem Imamoglou ka kërkuar nga qeveria që gjatë fundjavës të bëjë ndalim të plotë të lëvizjes, si një masë parandalimi për Covid 19.

Ndërkohë mendiat turke bëjnë me dije se zëdhënësi i qytetit Murat Onghun ka thënë se një nga punëtorët e transportit të bashkisë kishte vdekur nga COVID-19, një sëmundje koronare e zemrës.

“Fatkeqësisht numri i anëtarëve të stafit që janë infektuar me koronavirus ka arritur në 433. Fatkeqësisht kemi humbur kolegun tonë Ahmet Hakan Fenerci, i cili punonte në shërbimet e transportit”, është shprehur ai.

Ndërkohë deri më tani në Turqi kanë humbur jetën 1,296 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 61 049 të tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!