Covid-19 “pushton” anijen luftarake në Korenë e Jugut

schedule09:57 - 19 Korrik, 2021

schedule 09:57 - 19 Korrik, 2021

Koreja e Jugut ka regjistruar grupin më të madh të të infektuarve me Covid-19 deri më tani, me më shumë se 80%  e ekuipazhit të një anije luftarake në Gjirin e Adenit kanë rezultuar pozitiv me Covid.

Koreja e jugut ka regjistruar 1,100 raste në dy ditë për shkak të përhapjes së variantit Delta.

Ndërkohë, vendi ka regjistruar 179,203 raste dhe 2,058  viktima që nga fillimi i pandemisë. Rreth 31.4% e 52 milion të popullsisë së saj kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine anti-Covid, ndërsa 12.7% janë vaksinuar plotësisht.

Duke cituar burime ushtarake, agjencia e lajmeve Yonhap raportoi se askush nga ekuipazhi i prekur nuk kishte simptoma të rënda. Gjithashtu sipas të dhënave asnjë nga ekuipazhi nuk ishte vaksinuar./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!