Panik te Prishtina dhe shkak është koronavirusi. Futbollistët e skuadrës dardane, sikurse edhe stafi, kanë bërë testet për koronavirusin dhe përgjigjet janë ato që i shqetësojnë të gjithë në klubin kryeqytetas.
Raportohet se shtatë persona kanë dalë pozitivë, mes tyre tre futbollistë. Gazeta Olle shkruan “Përmes burimeve pranë klubit prishtinas, mësojmë se dy futbollistë titullarë, një lojtar i ri dhe katër anëtarë të stafit bardhekaltër, kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus”.
Nga ana e klubit të Prishtinës nuk ka ende një komunikim zyrtar. Personat e dalë pozitiv me COVID-19 duhet të izolohen dhe pas testeve të dyta, nëse nxjerrin përgjigje negative, mund të rikthehen të stërviten. /abcnews.al