COVID-19 prek një lojtar të Napolit, mesfushori gjerman rezulton pozitiv

schedule10:27 - 13 Nëntor, 2021

schedule 10:27 - 13 Nëntor, 2021

Napoli ka njoftuar në Twitter se një lojtarë i skuadrës ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Mesfushori gjerman Diego Demme  është lojtari i infektuar me koronavirus.

29-vjeçari sapo është kthyer nga dëmtimi dhe pas analizave të bërë ka rezultuar pozitiv edhe pse mefushori ishte i vaksinuar.

Demme është izoluar në shtëpi ku do të vazhdojë shërimin e tij, duke ndjekur të gjitha protokollet shëndetësorë të dhëna nga autoritetet italiane, ku thuhet se lojtari është asimptomatik.

“Diego Demme, i vaksinuar ka rezultuar pozitiv me COVID-19, në kontrollet e fundit. Futbollisti është asimptomatik dhe i izoluar në shtëpi. Skuadra e Napolit do të ndjekë indikacionet e parashikuara nga protokollet shëndetësore”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Napolit.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!