Covid-19 prek edhe ish-portierin e Juventusit

schedule11:56 - 4 Janar, 2022

schedule 11:56 - 4 Janar, 2022

Varianti i ri i Covid-19, “Omicrom” është përhapur me shpejtësi në të gjithë botën. Infektimit me “Omicrom” nuk i ka shpëtuar as ish-portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Parmës, skuadër ku aktivizohet edhe portieri legjendar, ku njoftohet se Buffon është infektuar me SARS-COV-2.

Portieri italian është izoluar menjëherë, për të bërë të mundur edhe shmangien e infektimit të shokëve të ekipit. Një lajm i keq ky për ekipin e Parmës që nuk do të ketë gati Bufonin për ndeshjet e ardhshme të Serisë B.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!