Skuadra e Napolit është prekur shumë nga Covid-19. Numri i të infektuarve te skuadra e napolitane është rritur ndjeshëm saqë u vendos në diskutim edhe supersfida ndaj Juventusit, sfidë e cila është vendosur të luhet ditën e sotme.
Sipas “Sportitalia” në testimet e bëra këtë mëngjes kanë rezultuar pozitivë një lojtar dhe një pjesëtar stafi.
Elmas është lojtari i infektuar i cili do të izolohet menjëherë dhe nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e sotme kundër Juventusit.
Mungesa e futbollisti nga Maqedonia e Veriut do të jetë një problem më shumë për Spaletin, i cili do të duhet të bëjë edhe pa shumë lojtarë të tjerë të cilët janë të infektuar ose të dëmtuar.
⚠️ NAPOLI, ALTRI DUE POSITIVI
Nel giro di tamponi di questa mattina effettuati presso l’hotel del ritiro del #Napoli, altre due positività: si tratta di #Elmas e di un membro dello staff azzurro. Al momento però #JuveNapoli resta confermata#Sportitalia
— Sportitalia (@tvdellosport) January 6, 2022
/f.a/abcnews.al