Zlatan Ibrahimovic e mposhti koronavirusin, ndërkohë që te Milani aktualisht janë të infektuar braziliani Leo Duarte dhe Matteo Gabbia. Më parë e kanë kaluar këtë situatë edhe Rafael Leao, Daniele Maldini, Sandro Tonali dhe vetë legjenda Paolo Maldini.
I fundit që infektohet te Milani është Daniele Bonera, ish-mbrojtësi i kuqezinjve që tani është pjesë e stafit teknik të drejtuar nga Stefano Pioli. Klubi i Serie A ka dalë me njoftim dhe bën me dije se: “Daniele Bonera, pas etheve në rritje, iu nënshtrua tamponit dje në shtëpi dhe përgjigja është se ai është infektuar me COVID-19.
Official Statement: Daniele Bonera ➡️ https://t.co/Dwhejk4BZG
Comunicato Ufficiale: Daniele Bonera ➡️ https://t.co/8SqNl5f4jr
#SempreMilan pic.twitter.com/xBaoedQ03i— AC Milan (@acmilan) October 13, 2020
Ai është në shtëpi dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Të gjithë tamponët e tjerë që pjesëtarët e skuadrës kanë bërë dje kanë rezultuar negativë. E gjithë skuadra do të monitorohet rreptë, në përputhje me udhëzimet e autoriteteve shëndetësore dhe protokollet në fuqi”. /abcnews.al