COVID-19 nuk e fal kampionin e botës, Leeds United e konfirmon

schedule14:40 - 10 Prill, 2020

schedule 14:40 - 10 Prill, 2020

Legjenda e Leeds United, Norman Hunter, ka dalë pozitiv me COVID-19. Ish-mbrojtësi i skuadrës angleze, i cili ka luajtur edhe me kombëtaren e Anglisë dhe ka dalë kampion bote në vitin 1966, tashmë është 76-vjeç dhe të gjithë shpresojnë që ta fitojë këtë betejë.

Klubi i Leeds ka dalë edhe me një deklaratë. “Ne mund të konfirmojmë se legjenda e Leeds United dhe Anglisë, Norman Hunter, po trajtohet në spital pasi ka dalë pozitiv me COVID-19. Do donim të shfrytëzonim mundësinë t’i kujtojmë publikut dhe medias, që të respektojnë dëshirën e familjes së Norman, që t’u japin atyre qetësinë e duhur gjatë këtij momenti të vështirë.

Vazhdo e lufto Normal, jemi të gjithë me ju”, shkruan kluni i Leeds. Norman numëron 540 ndeshje me skuadrën anglezë, ndërkohë që ka veshur edhe fanellën e Bristol City dhe Barnsley. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!