Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

COVID 19 në vend, 20 raste të reja dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

schedule17:28 - 18 Janar, 2023

schedule 17:28 - 18 Janar, 2023

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme mbi bilancin e COVID 19 në vend.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 20 persona të infektuar dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Aktualisht janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,307 që nga fillimi i epidemisë.



Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 429 testime, 20 qytetar të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 6 të shëruar në 24 orët e fundit

18 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 429 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 20 qytetarë, në Bashkitë:

11 në Tiranë, 3 në Lezhë, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë Durrës, Sarandë.

Janë 216 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,307 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 18 Janar 2023)

Raste të reja ditore 20
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 429

Testime totale 2,026,342
Raste pozitive 333,119
Raste të shëruara 329,307
Raste Aktive 216
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 155
Fier 20
Vlorë 15
Berat. 7
Durrës. 7
Shkodër 4
Gjirokastër. 3
Korçë. 2
Lezhë. 3
Elbasan. 1/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!