Covid-19 në Serie A: Një president në spital, 7 raste pozitive dhe një i shëruar

schedule22:40 - 30 Tetor, 2020

schedule 22:40 - 30 Tetor, 2020

Shumë raste me koronavirus në futbollin italian. Një ndër personat e fundit që është infektuar me Covid-19 është Urbano Cairo, presidenti i Torinos. 63-vjeçari nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është shtruar në një nga spitalet e Milanos.

 

Urbano Cairo

Një rast pozitiv pati edhe Atalanta, ekip ku është infektuar një pjesëtar i stafit teknik. Probleme edhe për Sassuolon, që sot ka regjistruar 3 të infektuar. Një rast të ri edhe te Crotone, teksa Parma deklaroi dy të infektuar.

 

Postimi i Matteo Gabbia

Ndërkohë, ka edhe të shëruar. Mbrojtësi i Milanit, Mattie Gabbia është shëruar plotësisht. Me anë të një postimi në “Instagram”, 21-vjeçari i kuqezinjve bën të ditur se tamponi i fundit ka dalë negativ. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!