COVID-19 në masë te klubi i talentit kuqezi, pritet anulimi i ndeshjes

schedule12:48 - 5 Nëntor, 2020

schedule 12:48 - 5 Nëntor, 2020

Koronavirusi është ulur “këmbëkryq” në klubin e Ascolit. Deri më tani në skuadrën e dytë dhe atë të parë janë zbuluar nëntë raste pozitive, ndërkohë që testimet vazhdojnë për të gjetur të tjerë dhe për të eliminuar përhapjen në masë.

Të nëntë janë lojtarë, dy prej tyre të ekipit të dytë dhe janë të izoluar në gjendje të mirë shëndetësore. Kujtojmë se në klubin e njohur aktivizohet talenti i kombëtares U21, Dean Liço.

 

20-vjeçari është pjesë e ekipit të parë dhe ka zbritur në fushë një herë këtë sezon, duke grumbulluar 45 minuta. Përderisa nuk bëhen të ditur emrat e të infektuarve, nuk mund ta përjashtojmë mesfushorin nga mundësia e të prekurit me koronavirus.

Pas dy ditësh është programuar të luhet ndeshja me Pisa në Serie B, por mediet italiane raportojnë se klubi i Ascolit do kërkojë shtyrjen e ndeshjes dhe do presë përgjigjen nga autoritetet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!