COVID-19/ Miami vendos shtetrrethim për “të pabindurit”, 100 të arrestuar

schedule09:13 - 22 Mars, 2021

schedule 09:13 - 22 Mars, 2021

Pamjet nga fillimi i Pranverës në Miami të Floridas e paraqesin mjaft të zbehtë situatën problematike të covid-19, ndërkohë që virusi vdekjeprurës vazhdon të qarkullojë me ritme të shpejta.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins javën e kaluar në SHBA janë regjistruar mesatarisht rreth 1.000 të vdekur në ditë nga koronavirusi.

Ndërkohë që vizitorë nga i gjithë vendi kanë frekuentuar disa nga plazhet më të njohura të Floridas, duke nisur turizmin pranveror me mbushjen e bareve dhe restoranteve edhe në orët e vona të natës.

Për të menaxhuar disi turmat e pabindura që nuk i kanë respektuar rregullat për situatën e Covid, policia javën e kaluar ka arrestuar rreth 100 persona në Miami Beach.

Të Shtunën, Kryebashkiaku i Miamit Dan Gelber shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, duke shtuar masat shtrënguese, për shkak të fluksit  të njerëzve të shtuar ndjeshëm kohët e fundit, i papërballueshëm për qytetin në situatën e pandemisë.

Shefi i Policisë në Miami Beach ka specifikuar se vizitorët javët e fundit janë shumëfishuar dhe se një trend i tillë po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u kontrolluar, nëse masat nuk shtrëngohen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!