Covid-19/ Mesazhet zbulojnë se si Italia u përpoq të mbronte imazhin e saj

schedule11:56 - 9 Mars, 2023

schedule 11:56 - 9 Mars, 2023

Mesazhet e shkëmbyera në WhatsApp midis politikanëve italianë dhe zyrtarëve të lartë të shëndetësisë në fillimin e pandemisë zbulojnë sesi liderët u përpoqën të mbronin imazhin e vendit pasi u bë epiqendra e Covid në Europë, ndërsa dukej se talleshin me rolin e Italisë në përhapjen e virusit, shkruan The Guardian.

Mesazhet janë pjesë e padisë së familjarëve të viktimave, i cili bëri që prokurorët të vendosin nën hetim ish-kryeministrin Giuseppe Conte, ish-ministrin e shëndetësisë Roberto Speranza dhe 17 zyrtarë të tjerë të dyshuar si fajtorë për përkeqësimin e epidemisë dhe vrasje, referuar reagimit të qeverisë në fillim të pandemisë.

Italia ishte vendi i parë europian që u godit keq nga koronavirusi, ku rasti i parë lokal i konfirmuar daton më 21 shkurt 2020 në Codogno, Lombardi. Disa vende të tjera europiane raportuan më pas rastet e tyre të para, të gjitha që kishin të bënin me infektimet në Itali.

Sidoqoftë, në një mesazh WhatsApp të shkruar më 5 mars 2020, ish-ministri i shëndetësisë Roberto Speranza i thotë një kolegu se “ne duhet të shfrytëzojmë” një raport që pretendon se rasti i parë i koronavirusit në Europë u zbulua në Gjermani për të mbrojtur imazhin e Italisë.

Të nesërmen, Giuseppe Ruocco, i cili në atë kohë ishte sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, u tall me rastet e zbuluara në Europë midis udhëtarëve që ktheheshin nga Italia.

“Sot infektuam me Covid 2 njerëz në Austri, 1 në Francë dhe 1 në Spanjë dhe ndoshta 1 në Gjermani,” shkroi ai.

Hetimi nisi nga prokurorët në Bergamo, provinca e Lombardisë më e prekur nga vala e parë e pandemisë. Bergamo regjistroi 6,000 viktima gjatë valës së parë të virusit dhe prokurorët thonë se 4,000 mund të ishin parandaluar nëse Bergamo do të ishte karantinuar menjëherë.

Në mesazhe të tjera, lexohet se dy zyrtarë rajonalë të shëndetësisë, Aida Andreassi dhe Marco Salmoiraghi, flasim për përpjekjet e politikanëve për të fshehur të vërtetën e situatës asokohe, raporton abcnews.al.

A e di se çfarë tha presidenti i Lombardisë?” ka shkruar Andreassi. “Nuk mund të thuash të vërtetën. I thashë: “Epo, sikur jemi në Kinë.” Ai u përgjigj se ne jemi më keq se Kina, të paktën atje ka një diktaturë.”

Një tjetër element i hetimit është mungesa e një plani kombëtar të përditësuar në lidhje me pandemitë. Plani i fundit i Italisë daton në vitin 2006.

Të gjitha të dhënat janë paraqitur para një gjyqtari, i cili do të vendosë nëse do t’i dërgojë ose jo në gjyq.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!