COVID-19/ Mbi 30 milion të vaksinuar në Britani

schedule12:38 - 29 Mars, 2021

schedule 12:38 - 29 Mars, 2021

Më shumë se 30 milion britanikë janë vaksinuar kundër Covid, sipas të dhënave të fundit, ndërkohë që numri i rasteve ka rënë me një të tretën në vetëm një javë.

Gjithsej 423,852 persona kanë marrë dozën e parë të shtunën, ndërsa 233,964 të tjerë morën dozën e dytë. Kjo e çoi numrin e përgjithshëm të të vaksinuarve në 30,151,287 që kur nisi fushata në 8 dhjetor.

3.862 persona rezultuan pozitivë për Covid-19 në 24 orë- më pak se 27.3 për qind në krahasim më të dielën e kaluar. Vendi ka regjistruar 19 viktima, duke shënuar një rënie prej 42 përqind krahasuar me javën e kaluar.

Kryeministri Boris Johnson tha se ky ishte një lajm i mrekullueshëm, dhe se vendi duhet të vazhdojë më të njëjtin  vrull fushatën e vaksinimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!