Presidenti francez Emmanuel Macron, në një komunikim për mediat njoftoi hapje graduale të vendit, duke nisur nga dyqanet, baret restorantet në natyrë si edhe vendet kulturore përfshirë kinematë, muzetë, nga 19 maji.
Macron bën me dije se masat do të lehtësohen në përputhje me protokollin shëndetësor, duke theksuar se në restorantet në natyre do të lejohen një maksimum prej 6 personash.
Nga ana tjetër muzetë, monumentet , kinematë , teatrot dhe sallat e shfaqjeve do të jenë në gjendje të rinisin aktivitetin e tyre me një maksimum prej 800 persona në ambiente të mbyllura.
Ndërkohë pritet që presidenti francez, këtë të premte të zhvillojë një konferencë për të bërë me dije edhe planin e daljes nga bllokimi.
/abcnews.al/