Raste me Covid-19 jo vetëm në futboll. Dy emrat e fundit që kanë rezultuar pozitivë janë Charles Leclerc dhe Andy Murray.
Piloti nga Montecarlo i Ferrarit ka kryer tamponin dhe përgjigja ka dalë pozitive sipas njoftimit zyrtar të skuderisë italiane të Formula 1.
Sapo ka marrë vesh se ishte infektuar, 23-vjeçari ka njoftuar Ferrarin dhe të gjithë personat me të cilët ka qenë në kontakt.
Piloti ka simptoma të lehta dhe ka nisur menjëherë karantinën në shtëpinë e tij në Mynih. Pozitiv me Covid-19 edhe Andy Murray.
Tenisti skocez po përgatitej për Australian Open, por përgjigja pozitive e ka izoluar dhe ka ndihmuar të humbasë turneun e rëndësishëm të tenisit. /abcnews.al