Covid-19 i merr jetën babait të ish-deputetit të PS-së

schedule10:38 - 21 Prill, 2021

schedule 10:38 - 21 Prill, 2021

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndocaj, ka njoftuar se ka humbur babanë e tij. Mësohet se Mark Ndocaj 73-vjeç ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë ku po kurohej për Covid-19.

Gjendja e tij së fundmi ishte përkeqësuar ndjeshëm dhe nuk ka mundur të shpëtojë. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur në rrjetet sociale nga ish-deputeti Eduart Ndocaj.

Postimi i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj:

Miq, dashamirës dhe të afërm!

Me dhembje dhe pikëllim të madh njoftoj për ndarjen nga jeta të babait tim Mark Gjin Ndocaj!

Pritjet dhe organizimi i ceremonisë mortore fillojnë që nesër pas orës 12:00 dhe bëhen pranë shtëpisë në Manati, Lezhë.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për respektimin e masave të Covid-19!

Varrimi bëhet ditën e enjtë, datë 22 prill 2021 ore 12.00.” E.L/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!