Covid-19 i merr jetën aktorit Valter Gjoni

schedule08:47 - 14 Nëntor, 2020

schedule 08:47 - 14 Nëntor, 2020

Covid-19 i ka marrë jetën aktorit dhe studiuesit Valter Gjoni. Mësohet se aktori ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në moshë 66-vjeçare, pasi prej ditësh ishte i infektuar.

Valter Gjoni lindi në Tiranë dhe përfundoi studimet në Akademinë e Arteve. Fillimisht nis punën si aktor dhe regjisor në Trupën Artistike të Ushtrisë, në Teatrin Popullor (Kombëtar), pranë kinostudios “Shqipëria e Re” dhe RTSH. Ka luajtur në 60 role në teatër, 8 role në kinematografi, ka realizuar 5 filma dokumentarë etj.

Valter Gjoni ka realizuar rreth 20 ekspozita dhe 8 botime tematike. Ai mban disa tituj nderi brenda dhe jashtë vendit, ku titulli më i larta është Kalorës i Urdhrit të Meritës së Republikë Franceze dhe Urdhrin “Naim Frashëri” i Republikës së Shqipërisë dhe “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës”.

Për ndarjen nga jeta të tij ka reaguar edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjoni ka mbajtur më herët edhe postin e Drejtorit të Protokollit në bashkinë e kryeqytetit.

“Valteri ynë gojëmjaltë e zemërbardhë nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë.

I shërbeu qytetit tonë me dashuri përditë për 4 dekada, duke lënë sot një boshllëk të pangushëllueshëm për familjen dhe mijëra kolegë e miq që e njohën dhe e deshën si kujtesa historike e Tiranës”, shkruan Veliaj. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!