Vajza e madhe e Silvio Berlusconit, Marina ka rezultuar pozitive për COVID ashtu si babai i saj, raportojnë mediat italiane.
Marina Berlusconi, 54 vjeç, është kryetare e shoqatës “Fininvest” dhe gjithashtu kryetare e grupit të botuesve “Mondadori”.
Ajo është një nga gratë biznesmene më të suksesshme të Italisë. Burimet e “Fininvest” thanë se ajo është mirë dhe po vazhdon të punojë nga telefoni.
Marina ka qenë në izolim së bashku me familjen e saj në shtëpinë e tyre në Milano, që prej të mërkurës së kaluar, kur babai i saj doli pozitiv për virusin e ri.
Nuk dihet nëse anëtarët e tjerë të familjes së saj, të cilët janë vetkarantinuar, janë gjithashtu pozitivë për Covid-19 por mësohet se burri i saj dhe dy fëmijët e mitur, janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë Silvio Berlusconi, kaloi natën e katërt në spitalin San Raffaele në Milano, pas konfirmimit për koronavirus. Mjeku i tij personal, shefi i repartit të kujdesit intensiv Alberto Zangrillo, do të njoftojë ditën e sotme se si paraqitet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit italian.
Zangrillo tha se historia mjekësore e Berluskonit dhe mosha e tije thyer, “imponojnë një kujdes absolut shëndetësor” .
N.D./abcnews.al

