Covid-19 “futet” në burgun e Bënçës në Tepelenë, 5 të dënuar të infektuar

schedule09:36 - 16 Nëntor, 2020

schedule 09:36 - 16 Nëntor, 2020

Koronavirusi është futur edhe në burgun e Bënçës në Tepelenë.

Pesë të burgosurit në këtë institucion të vuajtjes së dënimit janë infektuar me koronavirus.

Abcnews.al mëson se të infektuarit janë transportuar për në burgun e Shën Kollit. Në burgun e Bënçës janë duke e vuajtur dënimin 109 të burgosur. s.b/abcnews.al/