“COVID-19? Erdhi se përjashtuan Shkumbinin”, nigeriani zbulon mesazhin

schedule10:56 - 22 Mars, 2020

schedule10:56 - 22 Mars, 2020

Kur rri në shtëpi, fantazitë janë të shumta. Gjithashtu edhe shakatë. Një të tillë e zbulon ish-anësori i Shkumbinit, Effiong Eyoh, aktualisht pjesë e Apolonisë së Fierit. Ai ka publikuar një mesazh që i ka shkuar në “Instagram”.

Eyoh e fsheh personin që ia ka dërguar, ndërkohë që në të mesazhi është i qartë: Coronavirusi erdhi në Shqipëri prej dënimit të Shkumbinit.

“COVID-19 erdhi në Shqipëri sepse ata përjashtuan Shkumbinin nga kampionati. Tani të gjitha ligat janë mbyllur. Kjo është hakmarrja”, shkruhet në mesazhin e publikuar nga nigeriani, i cili ka provuar të luajë edhe në Superiore me Laçin, ndërkohë që më parë ka veshur edhe fanellën e Dinamos dhe Turbinës. /abcnews.al

 

Mesazhi i publikuar nga Eyoh