COVID-19 e penalizoi, kur mund të rikthehet Cristiano Ronaldo

schedule09:57 - 21 Tetor, 2020

schedule 09:57 - 21 Tetor, 2020

Cristiano Ronaldo vijon të jetë i infektuar me COVID-19 dhe prania e tij në ndeshjen kundër Barcelonës është në dyshim. Sulmuesi portugez pret përgjigjen e tamponit. Që të mund ta luajë ndaj katalanasve ai duhet të dalë negativ dhe kjo duhet të ndodhë ditën e sotme.

Protokolli i UEFA qartazi thotë që një lojtar i infektuar, që të luajë në Champions, duhet që tamponi ta nxjerrë negativ një javë para ndeshjes.

Juventus-Barcelona luhet më 28 tetor dhe sot në kampin bardhezi do të mësojnë nëse Ronaldo mund të luajë kundër katalanasve dhe sërish të ketë një përballje Messi-Ronaldo në fushën e blertë.

Sigurisht portugezi mezi pret të jetë në fushë. Gjithsesi nuk është në dorën e tij më, por në Itali nga ana tjetër nuk ndihen mirë për këtë situatë.

Ronaldo të premten plotëson 10 ditët e karantinës së detyruar dhe nëse del negativ pas tamponit ai mund të luajë në kampionat kundër Hellas Verona, kurse në Champions nuk luan dot. Çështje protokollesh… /abcnews.al