Covid-19 dhe puna nga shtëpia, por kush paguan për letrën higjenike?

schedule15:23 - 7 Tetor, 2020

schedule 15:23 - 7 Tetor, 2020

Ndërsa bota  është në krizë dhe miliona prej nesh punojnë ende nga shtëpia, lind pyetja: kush paguan për çajin dhe letrën higjenike?

Përgjigja, sipas holandezëve, janë punëdhënësit tuaj.

Dhe sa? Mesatarisht rreth dy euro (2.40 dollarë) në ditë, raporton Reuters.

Kjo ka për qëllim të mbulojë jo vetëm shpenzimet e kafes, çajit dhe letrës higjienike që përdoret në orët e punës, por edhe gazin shtesë, energjinë elektrike dhe ujin, plus kostot e amortizimit të një tavoline dhe një karrigeje – të gjitha gjërat e domosdoshme për të cilat ju nuk do të paguanit kurrë për zyra.

“Ne kemi llogaritur deri në sa lugë kafeje konsumohet nga një familje mesatare, kështu që nuk është aq e vështirë të përcaktojmë kostot,” tha Gabrielle Bettonville pjesë e  institucionit të financave familjare NIBUD, e cila financohet kryesisht nga qeveria.

Një llogari e tillë mund të duket disi e parëndësishme në një kohë kur bota është ende nën ‘kthetrat” e  pandemisë, megjithatë ato janë të rëndësishme pasi ekspertët parashikojnë që  puna në zyra mund të jetë një trashëgimi e përhershme që do të na ngelet nga pandemia, transmeton abcnews.al

Autoritetet holandeze tashmë kanë filluar të zbatojnë kërkimin nga NIBUD, duke u ofruar atyre që punojnë nga shtëpia një “bonus” prej 363 euro, duke filluar nga marsi.

Sigurisht, 2 euro në ditë është për një punëtor mesatar me kosto mesatare, por mund të ndryshojë në varësi të masave të tilla si ngrohja e shtëpisë dhe kostot e ujit. Sigurisht që nuk përfshihen mobilje të reja, kompjuterë, telefona apo  pajisje të tjera. Sipas NIBUD punonjësit mund t’i kërkojnë këto në rast se do të jenë të nevojshme për punën e tyre, tranmeton abcnews.al

Nga Spanja në  Britani

Disa vende të tjera gjithashtu po i përshtaten realitetit të ri të  punës.

Spanja ka detyruar punëdhënësit të paguajnë për mirëmbajtjen dhe pajisjet e zyrave në shtëpi; Gjermania pritet të miratojë një projekt-ligj që mbron të drejtat e punëtorëve në distancë ndërsa Britania mund të miratojë ligjin për zbritjen e  taksave për pajisjet e blera për punën gjatë pandemisë, transmeton abcnews.al

“Qeveria ka dhënë një shembull të mirë ” tha Jose Kager i FNV, sindikata më e madhe e punës, e cila dëshiron që të gjithë  punonjësit që punojnë nga shtëpia të marrin kompensim nga NIBUD.

“Ne po flasim për kostot e vazhdueshme të punës nga shtëpia,” shtoi ajo.

Shumë prej anëtarëve të FNV-së ende duhet të paraqiten fizikisht në punë. Por shumica e punonjësve të bankave, punonjësve të sigurimeve, punonjësve të qendrave telefonike dhe shumë të tjerë kanë punuar nga shtëpia që nga marsi. Rreth 80% e punëtorëve holandezë janë të siguruar nga kontratat kolektive të punës. s.ba/abcnews.al