COVID 19 tashmë ka përfshirë dhe vendin tonë ku deri më tani janë shënuar 51 raste të konfirmuar dhe janë marrë masa ndaluese për përhapjen e tij, ku me vetëizolimin problemet e para duket se i ka shfaqur tek biznesi.
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve shqiptar, Arben Shkodra në një lidhje direkte për ABC-në e Mëngjesit është shprehur se që nga dita e parë e marrjes së masave drastike nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë, ato po punojnë për një plan të detajuar strategjik të funksionimit të bizneseve gjatë këtyre ditëve.
Shkodra në fjalën e tij është shprehur se kanë gati planin e tyre të masave dhe ja kanë dërguar qeverisë si një mënyrë për të pasur sukses në përballimin e kësaj situate.
Pjesë nga biseda në studio:
Kërkoni para apo shtyrje afatesh çfarë kërkoni ju di biznese?
Ka dy ose tre ditë që jo vetëm organizatat e biznesit, por edhe sipërmarrje të ndryshme kanë filluar që të dalin dhe të shprehin shqetësimin dhe jo vetëm pse jo një parashikim dhe për masat e mundshme që mund të merren. Kemi një komunikim të vazhdueshëm me qeverinë në këto momente, mund ta ndaja të gjithë këtë situatë në tre momente kryesore. Momenti i përballimit të traumës që iste dita e premte dhe e shtunë që ishte e paprecedentë pasi për vite me radhë ne nuk kishim parë një marrje të tillë masash. Ato ditë jemi marrë për të kuptuar dhe marrë masa tona se si do të vijonte situata. Momenti i dytë është se çafrë do të ndodhë këto dy javëve që do të jetë dhe momenti me tragjik për të bërë së paku një ndërprerje të zinxhirit të prodhimit dhe më pas të spërndarjes së produkteve në popullatë. Nga dje 93 % e kompanive prodhuese janë akrive kemi një inaktivitet tek kompanitë fasone tekstile dhe këpuc kjo për arsye dhe nga masat e marra nga qeveria për ti ndërprerë për kushtet e reja higjenosanitare dhe distancen që duhet të respektojnë.
Në radhë të parë kanë rënë eksportet sepse vendet që ne ekeportojmë më shumë me vendet fqinje kanë marrë masa kufizuese. Prodhimet vendase do të thotë nuk ka reshtur prodhimi i miellit, ushqimori por kanë reshtur fasoneritë, kemi një krizë në industrinë e turizmit që nuk janë vetëm hotelet në ditë të hallit por janë dhe kompanitë e ndryshme dhe kompanitë ndërtuese. Dje mësuar se kreditë nuk do të paguhen deri me 30 prill, kush përfshihet në këtë kategori
Deri më tani po dalin vetëm njoftime në rrjetet sociale nuk ka sot një dokument të caktuar ne kemi përgatitur një dokument që ka të bëjë me masat që ne mendojmë se qeveria duhet të marrë në këtë moment. E kemi ndarë në disa komponentë janë marrëdhëniet me administratën qendrore shtetërore ku kërkon shtyrje të afateve të deklarimeve, shtyrje të afateve procedurale, shtyrje të akteve të aplikimit për tenderat, shtyrjen për tre muaj të taksave dhe të akcizës, rillogaritje të tatim fitimit, heqja e TVSH dhe akcizës në dogana për lëndën e parë që janë të nevojshme për prodhim, heqja e pagesës që në doganë ka për parkimin, shtyrjen e pagesës së sigurimeve shoqërore, shtyrjen e pagesë së dritave dhe të ujit me tre muaj deri në përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme. Të njëjtat gjëra janë për administratën shtetërore lokale. Dhe gjithashtu i kërkojmë një ngrirje prej 6 muajsh për të gjithë pagesat në banka. Ka kompani që kanë siguruar ndërprerjen e punës dhe kompania e sigurisë duhet që ti përgjigjet. Marrëdhënia me punëmarrësit që kemi nga ato punëmarrës që nuk mund të shkojnë në punë pasi duhet të kujdesen për familjen për këto duhet një akt për mënyrën se si ne do të funksionojmë. Ka një propozim të përbërë nga ana jonë që mund të merret parasysh nuk është se e kemi shpikur rrotën ne, por është një model që ne e kemi marrë nga Italia. Jemi në gjysmën e masave që kanë marrë shtetet e tjera.
Ne duhet të themi se jemi një vend i vogël dhe nuk krahasohemi me vendet e mëdha dhe se justifikimi se jemi të vogël nuk ka vend që të përmendet për shumë arsye?
Ne e dimë që jemi vend i vogël dhe ndryshojmë shumë me ekonomitë e vendetave të tjera por nuk duhet të kemi një strukturë ndryshe nga mënyra e funksionimit të ekonomisë. Ne duhet të fiksojmë te ekonomia likuiditet, ne duhet të fiksojmë njëherë e mire se nuk paska si ekonomia prodhuese vende ne duhet të fillojmë të ecim me këto hapa për të pasur një ekonomi të shëndoshë. Nëse vendet e tjera zgjatet gjendja e jashtëzakonshme dhe ndalojnë eksportet do të duhet që ne të jemi në një ekonomi të shëndetshme.
Pas 2 javësh shumica e njerëzve presin rrogën kush do ti paguajë?
Industria është angazhuar që të fillojë punën ato kompani që do të vijojnë punën do të kenë vështirësi dhe për këto kanë nevojë që të riskedulohen kreditë pagat do të jepen normalisht, por për industritë që nuk kanë dalë dhe nuk do të kenë mundësi të dalin në punë duhet të kenë patjetër subvencionin nga shteti në mënyrë që të jepet dhe kontributi i pagës.
Ju keni komunikim intensiv me qeverinë dhe jeni optimist me këtë komunikim apo i gjeni dyert e mbyllura?
Ne tash presim që të kemi dokumenta final me të cilët do të funksionojmë,. Nje grusht rregullash se so do të funksionojmë me transportin ndërkombëtar, me transportin e punonjësve që shkojnë në punë në industritë prodhuse, Si duhet të punojmë ne në kompanitë prodhuese në lidhje me kushtet që duhet të ndjekim dhe si do të shpërndahet materiali.
Ka ndërmarrje që prodhojnë si industria e bulmetit apo e sallamerisë që i kanë kushtet për të qëndruar larg, por ka dhe industri që janë shumë afër si puna e industrive të konservave.
Kompanitë kanë filluar që të bëjnë të mundur krijimin e hapësirave dhe rimodelojnë formën e punën dhe duke bërë që të krijojnë uljen e personelit për që nuk janë shumë të nevojshëm në fillim dhe më pas duke i ndarë në turne në mënyrë që të jenë sa më larg si hapësira puntrët. Prodhimi vendas duhet të jetë në konsideratën kryesore të qeverisë dhe të popullatës. /abcnews.al