Antonio Cassano është shtruar në spital duke shqetësuar të gjithë, teksa gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.
Infektimi me Covid-19 ditët e fundit i ka shfaqur disa komplikacione, që e kanë detyruar ish sulmuesin italian të shtrohet në spital.
Cassano është shtruar në spitalin San Martino në Xhenova për një trajtim më të specializuar.
Gruaja e ish-sulmuesit italian, Marcialis nëpërmjet rrjeteve sociale ka treguar edhe gjendjen e Cassanos teksa është shprehur “Antonio është në spital dhe po shkon gjithçka mirë”. /f.a/abcnews.al