Covid-19/ Buzëqesh Pioli, titullari i Milanit rikthehet negativ pas një jave

schedule14:40 - 8 Gusht, 2021

schedule 14:40 - 8 Gusht, 2021

Stefano Pioli ka marrë një lajm të mirë. Ismaël Bennacer ka dalë negativ në tamponin e fundit, duke u lënë pas krahëve periudhën prej një jave që ishte infektuar me koronavirus.

Mesfushori algjerian është një nga lojtarët më të rëndësishëm të kuqezinjve, teksa tani mund t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës në stërvitje.

Ndërkohë, Atalanta nuk heq dorë nga kërkesa prej 8 milion eurosh në lidhje me Josip Ilicic, objektivin e Milanit për repartin ofensiv. Maldini dhe Massara ofrojnë 4 milion euro për 33-vjeçarin slloven.

Ky i fundit kërkon me çdo kusht transferimin në Milanello dhe ia ka dalë të arrijë akordin me Milanin. Bisedimet kanë ngecur për momentin, pasi klubi bergamask është fokusuar te shitja e Duvan Zapata (Inter).

Edhe pse mes kërkesës dhe ofertës janë në mes 4 milion euro, tek Atalanta dhe Milani janë optimistë në lidhje me gjetjen e marrëveshjes në lidhje me Ilicic. “Djalli” është i gatshëm të heqë dorë nga bonuset e Matteo Pessina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!