COVID-19/ Brataj: Vaksina na mbron 28 ditë pasi e kemi marrë

schedule23:07 - 27 Janar, 2021

schedule 23:07 - 27 Janar, 2021

Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka folur në lidhje me efektet e vaksinës anti-COVID në vendin tonë. Teksa iu referua rastit të infektimit pas vaksinimit të mjekut Pëllumb Pipero, Brataj shpjegoi në emisionin “Opinion” dhe kohën kur nis efektin vaksina pasi është injektuar në trupin e njeriut.

Brataj tha se pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, në trupin tonë krijohen anti-trupa, por jo mjaftueshëm sa për të na mbrojtur nga COVID-19. Sipas Brataj, edhe pasi është marrë doza e dytë e vaksinës trupi ynë nuk është i mbrojtur. Ai theksoi se vaksina e mbron organizmin e njeriut nga COVID-19 pas 28 ditësh. I ndalur tek vaksinimi në vendin tonë, Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare tha se deri më tani janë vaksinuar me dozën e parë  rreth 600 persona.

“Doktor Pipero ka qenë dhe në ditën e fundit nga më të rrezikuarit se ka qenë në kontakt me të sëmurët. Në Izrael ka më shumë raste pasi është i vetmi shtet që ka vaksinuar 45% të  popullatës. Tek ne janë rreth 600 veta të vaksinuar me dozën e parë. Atë që dua të them është fakti që dallimi midis vaksinave dhe efekteve që ato japin.

Në ditën e 7 dhe 17 me dozën e parë fillon të zgjohet imuniteti tek ne dhe mund të prodhojë disa anti-trupa nuk mjaftojnë për mbrojtjen ndaj virusit. Vaksina MRNA që iu injektohet personave nuk është virus por janë përbërje piroteknike të virusit të cilat nuk shkaktojnë COVID-19. Por, edhe pas bërjes së dozës së dytë nuk je i mbrotjur nga COVID-19, ajo arrihet minimumi pas javës së parë të dozës së dytë që i bie gati një muaj, 28 ditë, që vijon të jemi mbi 70% të mbrojtur nga virusi.”-tha Brataj./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!