Covid-19 bën “kërdinë” në Premier League, 42 raste pozitive në vetëm 1 javë

schedule09:30 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 09:30 - 14 Dhjetor, 2021

Covid-19 po “çmend” Premier League, duke e vendosur kampionatin anglez në një alarm të vërtetë, sepse ën vetëm 1 javë janë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 42 raste të reja.

Nga data 6 dhjetor deri në 12 dhjetor janë raportuar 42 raste me Covid-19 në stafet e skuadrave të Premier League.

Në një njoftim zyrtarë, elita e futbollit anglez bën me dije: “Midis të hënës, 6 dhjetorit dhe të dielës, 12 dhjetorit, janë kryer 3,805 teste mes lojtarëve dhe anëtarëve të stafeve teknikë. Midis tyre, 42 teste të reja rezultuan pozitive”.

Tottenham është skuadra e cila për shkak të situatës me Covid-19 që kishte kapluar plot 13 lojtarë dhe pjesëtarë të stafit, kanë anuluar edhe ndeshjen e Conference League ndaj Rennes.

Edhe Manchester United ka njoftuar se në radhët e skuadrës ka të infektuar me Covid-19, por përveç “Spursave” dhe “Djajve të kuq” skuadra të tjera që kanë raste të infektuarish me koronavirus janë edhe Brentford, Norwich, Leicester dhe Aston Villa.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!