COVID-19/ Asnjë humbje jete dhe vetëm 1 rast i ri në 24 orët e fundit

schedule16:23 - 23 Qershor, 2021

schedule 16:23 - 23 Qershor, 2021

Asnjë vdekje dhe vetëm një i infektuar. Ky është bilanci në Shqipëri me situatën ditore të koronavirusit.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv 1 qytetar nga Kavaja.

Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Ndërkohë po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Njoftimi i MSH:

Në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv 1 qytetar nga Kavaja.
Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,955 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1960

Testime totale 783,516
Raste pozitive 132,497
Raste të shëruara 129,955
Raste Aktive 87
Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 28
Shkodër 26
Durrës 10
Lezhë 7
Berat 6
Elbasan 4
Dibër 2
Kukës 2
Korçë 1
Vlora 1

e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!