Covid-19: Asnjë humbje jete dhe 33 raste të reja në 24 orët e fundit

schedule18:28 - 28 Maj, 2022

schedule 18:28 - 28 Maj, 2022

Asnjë humbje jete dhe 33 raste të reja me Covid-19 është bilanci i 24 orëve të fundit nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 759 testime.

Rastet pozitive janë shënuar në këto bashki:  23 në Tiranë, 2 në Durrës, Sarandë, Fier, 1 në Divjakë, Përmet, Korçë, Elbasan.

Janë 307 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Janë shëruar 30 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,277 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Maj 2022)

Raste të reja ditore          33
Të shëruar në 24 orë       30
Të shtruar në spitale         4
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 759

Testime totale               1,827,113
Raste pozitive                  276,081
Raste të shëruara            272,277
Raste Aktive                         307
Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            212
Fier                  19
Vlorë                16
Korçë               15
Gjirokastër      14
Shkodër           10
Durrës              7
Elbasan            6
Berat                3
Dibër                3
Kukës              1
Lezhë              1

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!