COVID-19/ Asnjë humbje jete dhe 14 raste të reja në 24 orët e fundit në vend

schedule17:44 - 28 Mars, 2023

schedule 17:44 - 28 Mars, 2023

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 279 testime, ka 14 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 12 të shëruar në 24 orët e fundit

28 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 279 testime, nga të cilët 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

7 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Fier, nga 1 qytetarë në Rrogozhinë, Devoll, Gramsh.

Janë 154 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,072 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 28 Mars 2023)

Raste të reja ditore 14
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 279

Testime totale 2,047,887
Raste pozitive 333,828
Raste të shëruara 330,072
Raste Aktive 154
Humbje jete 3,602

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 132
Fier 7
Vlorë 4
Shkodër. 4
Berat. 3
Durrës. 3
Elbasan. 1
Korçë. 1

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!