Asnjë humbje jete dhe 52 qytetarë të infektuar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer gjithsej 500 testime.
Rastet pozitive janë shënuar në këto bashki: 28 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Roskovec, Lushnje, Vlorë, nga 2 qytetarë në Divjakë, Selenicë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Shkodër, Durrës, Kamëz, Kavajë, Himarë, Sarandë.
Janë 328 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.
Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,865 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (11 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 52
Të shëruar në 24 orë 20
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 500
Testime totale 1,834,723
Raste pozitive 276,690
Raste të shëruara 272,865
Raste Aktive 328
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 232
Fier 44
Vlorë 20
Korçë 8
Shkodër 7
Durrës 6
Elbasan 4
Gjirokastër 4
Berat 2
Lezhë 1
/abcnews.al/