Philipe Coutinho u transferua te Aston Villa duke u ribashkuar me Steven Gerrard, ku u huazua deri në fund të sezonit me opsion blerje në merkaton e verës për 40 milion euro.
Ditën e sotme ish-lojtari i Barcelonës pritet të debutojë kundër skuadrës së Cristiano Ronaldos, Manchester United, ku ka qenë vetë trajneri i Aston Villës ai i cili ka konfirmuar se Coutinho do të debutojë në Premier League pas rikthimit të tij në kampionatin anglez.
“Ai është në dispozicion për ndeshjen. Nuk është 100% gati për të qenë titullar, sepse është stërvitur për një kohë të gjatë individualisht te Barcelona dhe ka kaluar edhe COVID-in. Është fantastike që e kemi në skuadër. Është detyra ime që të bëj të ambientohet dhe të shijojë sërish futbollin e tij”, deklaroi ish-kapiteni i Liverpulit në konferencën për shtyp në lidhje me ish-shokun e skuadrës në “Anfield Road”, është shprehur Steven Gerrard.
Një detaj interesant ka rënë në sytë e tifozëve, të cilët kanë parë në dorën e Coutinhos një byzylyk që e ka dhuratë nga Lionel Messi 3 vite më parë.
Messi fillimisht e mori dhuratë nga gazetari Rama Pantaroto pasi humbi një penallti në barazimin 1-1 të Argjentinës me Islandën në qershor të vitit 2018.
Messi e mbajti atë, duke e vënë rreth kyçit të këmbës, gjë që e mahniti Pantarotton kur u takuan përsëri pasi Argjentina mundi Nigerinë në të njëjtin muaj.
Magjia e fatit i përkiste nënës së Pantarotos, teksa Messi më pas ia dhuroi Coutinho, i cili në atë kohë po luftonte për një formë më të mirë te Barça, bëhet fjalë për vitin 2019. Duket se edhe tani, braziliani e çmon dhuratën e Mesit, teksa e kishte vendosur gjatë prezantimit te Aston Villa. /f.a/abcnews.al