Portieri i Real Madrid, Thibault Courtois, u zëvendësua në pushimin mes pjesëve në sfidën kundër Club Brugge. Gardiani belg u largua me urjgencë drejt spitalit, për shkak të disa simptomave shumë të rrezikshme.
Gjendja e tij flitet se është përmirësuar, por trajtimi me ilaçe vazhdon dhe vështirë se mund të zbresë në fushën e lojës brenda këtij muaji. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe Zinedine Zidane. Trajneri i Real Madridit tha se Courtois do të mungojë në sfidën përballë Granada, e vlefshme për La Liga.
Tashmë, strategut francez do t’i duhet t’i besojë aftësive të Alphonse Areola, i cili erdhi nga PSG si pjesë e marrëveshjes me Keylor Navas. Problemet te Real Madrid duket se nuka kanë të ndalur./abcnews.al