Courtois: E vështirë me 10 lojtarë, goli i dytë i turpshëm. Titulli? S’dorëzohemi

schedule10:44 - 31 Janar, 2021

schedule 10:44 - 31 Janar, 2021

Humbja e ditës së djeshme përballë Levantes ka shkaktuar hidhërim të madh në kampin e Real Madrid. Kampionët në fuqi humbën 1-2, teksa luajtën për 81 minuta me një lojtar më pak (Militao u largua me të kuq).

Edhe pse kaluan të parët në avantazh, skuadra mike përmbysi gjithçka dhe Reali renditet në vend të dytë në La Liga, me 7 pikë më pak se Atletico Madrid e vendit të parë, që ka luajtur edhe dy takime më pak.

Portieri Thibaut Coutois analizoi humbjen ndaj Levantes, teksa beson akoma te titulli kampion. “Ndeshja u komplikua pasi u ndëshkuam me karton të kuq. Luftuam, por goli i dytë i tyre ishte i rëndë, mëkat që e pësuam në atë mënyrë.

Nuk mund të themi që zhvilluam një ndeshje të shpifur, nuk mund ta cilësojmë të tillë. Është e vështirë të luash me dhjetë lojtarë prej minutës së nëntë, aq më tepër ndaj një skuadre si Levante.

Tentuam deri në fund, por Levante luajti shumë mirë. Na mungoi diçka në krijimin e rasteve të rrezikshme. Titulli? Duhet të vazhdojmë të luftojmë fort për vendin e parë. Atletico vijon të fitojë, por nuk duhet të dorëzohemi“, thekson “gardiani” belg. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!