Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Costacurta për Ibrahimoviç: Është e gabuar të kërkosh të luash rregullisht në këtë moshë

schedule09:17 - 29 Tetor, 2021

schedule 09:17 - 29 Tetor, 2021

Alessandro Costacurta ka folur për “Tuttosport” rreth Zlatan Ibrahimoviç.

Ish- lojtari i Milanit I cili luajti futboll deri në moshën 41-vjeçare, ka shprehur mendimin e tij rreth situatës së Ibra-s por jo se e këshillon.

“Unë luajta deri në moshën 41-vjeçare dhe më pas u tërhoqa, por nuk dua ta këshilloj suedezin sepse ai është një profesionist dhe nuk ka nevoj për këshilla.

Dua të them për të vetëm që është e gabuar të kërkosh të luash çdo ndeshje në moshën 40-vjeçare.

 

Më mirë pak ndeshje por ama ato ndeshje që luan të jesh në top form.

Ai luan pak ndeshje tashmë por shënon gjithmonë, është një lider.

 

Unë nuk e kam patur fizikun e tij në këtë moshë , askush nuk do e ketë , përveç se Rondaldos.

Tashmë është më e vështirë të rikuperosh muskujt pas një ndeshje, gjithmonë flas për moshën që ka Ibra”.

Këto kanë qënë fjalët e ish-yllit të Milanit për Zlatan Ibrahimoviç./H.LL/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!