Corsi: Duam të plotësojmë skuadrën, paratë jo primare. Asllani? Shpresojmë ta mbajmë

schedule23:35 - 16 Maj, 2022

schedule 23:35 - 16 Maj, 2022

Kristian Asllani është kthyer tashmë në një lojtarë kryesorë në Seria A, pasi paraqitjet e tij me skuadrën e Empolit kanë bërë që mesfushori shqiptarë të pëlqehet nga disa skuadra.

Inter dhe Milan kanë nisur garën tashmë për shërbimet e tij, dhe të tjera skuadra pritet të garojnë për Asllanin dhe në këto kushte për Empolin vështirësohet akoma më shumë puna për mbajtjen e tij në skuadër.

Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, ka folur për “Radio Marte” dhe tregohet i sinqertë me deklaratën e dhënë për Asllanin.

“Ai ka fituar një vend në Serie A. Na bindi në gjithçka dhe shpresojmë ta kemi në dispozicion edhe për një sezon tjetër. Ne kemi urgjencën më shumë që të plotësojmë skuadrën se sa të fitojmë para. Do të mbrohemi në merkato”, ka deklaruar Corsi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!