Charles De Katelaere është kthyer në qendër të merkatos, pasi disa klube kërkojnë shërbimet e lojtarit të Club Brugge.
Milan është skuadra që qëndron në “pole-position” për shërbimet e De Katelaere, me kuqezinjtë që kanë bërë një ofertë fillestare prej 20 milionë euro plus bonuse, teksa skuadra belge kërkon shumë më shumë se kaq, pasi nga ana tjetër Leeds ka ofruar më shumë para në drejtim të tij.
Sipas “Corriere dello Sport” raportohet se kuqezinjtë e Stefano Piolit kanë arritur marrëveshjen me lojtarin, pasi edhe dëshira e këtij të fundit është të kalojë në Seria A.
Të luajë në Champions League në moshën 21-vjeçare do të ishte një ëndërr për De Ketelaere dhe është argumenti që e bind më shumë në këtë zgjedhje. Dhe ka një marrëveshje me lojtarin për një kontratë 2.5 milionë për sezon. /f.a/abcnews.al