Corriere della Sera: Trupat e gjetur në valixhe janë të çiftit shqiptar, shpallet në kërkim djali

schedule11:33 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 11:33 - 17 Dhjetor, 2020

Mediat italiane raportojnë se kufomat e gjetura në valixhe pranë burgut Solliccian i përkasin çiftit shqiptar Shpëtim dhe Floresha Tasho, të zhdukur që prej vitit 2015.

Prestigjozja italiane Corriere della Sera shkruan se autoritetet kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar djalin 33-vjeçar të çiftit, Taulantin. Sipas gazetës italiane i riu po kërkohet në të gjithë botën.

Arsyet që ai po kërkohet është për faktin sepse ai është ndoshta personi i fundit ose një nga të fundit që ka takuar prindërit e tij Shpëtimin dhe Teuta Pasho, 62 dhe 60 vjeç, ndërsa ishin gjallë.

Trupat e tyre u gjetën të copëtuar në katër valixhe në një fushë midis burgut Sollicciano dhe autostradës Firence-Pisa-Livorno.

Taulanti është në arrati prej më shumë se katër vitesh para se të arrestohej për lëndë narkotike. Sipas hetuesve, ai mund të ishte “çelësi” për të zbuluar misterin e vdekjes së prindërve të tij që mbërritën nga Shqipëria për ta takuar dhe u zhdukën në të njëjtën ditë kur djali i tyre ishte i lirë.

Trupat e tyre u gjetën të masakruar dhe copëtuar në katër valixhe dhe mund të kishin aty shumë kohë. Hetimet, të kryera nën komandën e nënkolonelit Carmine Rosciano, ndjekin disa drejtime. Dhe midis këtyre ekziston edhe pista e një hakmarrje ndaj Taulantit, një djali problematik, i cili mund të ketë pasur kontakte me krimin e organizuar.

Sipas Saverio Fortunato, rektor i Institutit Italian të Kriminologjisë, copëtimi i trupave dhe futja e tyre në valixhe mund të jetë një mesazh drejtuar njerëzve të afërt me viktimat, familjes ose miqve. Gjë që mbetet akoma një enigmë. /abcnews.al