Huazim me detyrim blerje, ndërkohë që në arkat e Lazios shkojnë rreth 30 milion euro. Kjo është marrëveshja me Interin për sulmuesin uruguaian Joaquin Correa, ndërkohë që 5 për qind të shifrës i marrin River Plate dhe Estudiantes që ë kanë rritur si lojtar.
Correa ka mbërritur pasditen e sotme në Milano dhe po kryen vizitat mjekësore. Më pas do të nënshkruajë me Interin dhe të bëhet zyrtarizimi. Sigurisht nuk do të mungojë prezantimi para mediave.
Interi ishte hedhur në sulm për një lojtar goli pas largimit të Romelu Lukaku dhe fillimisht mori te Roma Edin Dzekon, kurse tani Correan nga Lazio. Ky i fundit refuzoi Evertonin në Premier League vetëm për të luajtur me Interin. /abcnews.al