Interi dhe Lazio po bisedojnë prej disa ditësh në lidhje me transferimin e Joaqiun Correa, i cili këmbëngul të largohet dhe dëshira e tij e vetme është Interi.
Orët e fundit zhvillimet janë pozitive dhe raportohet për marrëveshje të mbyllur. Gianluca Di Marzio raporton se klubet kanë arritur marrëveshjen për Correan dhe kanë caktuar edhe formulën e transferimit.
Correa do shkojë në Milano me formulën e huazimit me detyrim blerje për 30 milionë euro, plus 1 në formën e bonuseve lehtësisht të arritshme. Mes klubeve po flitet vetëm për kohën dhe mënyrën e pagesës së parave. /abcnews.al

