Parma dhe SPAL ishin bërë gati të futeshin në fushën e blertë, por një vendim i fundit nga autoritetet ka bërë që skuadrat të tërhiqen. Ministri i Sportit Vincenzo Spadafora, po vlerëson ndalimin e futbollit për shkak të gjendjes së krijuar nga Coronavirusi. Edhe Federata Italiane e Futbollit e mbështet diçka të tillë. Momentalisht Parma dhe SPAL po presin vendimin, që pritet të merret nga çasti në çast.
Ministri i Sportit, Spadafora, ka dalë me një deklaratë dhe mbështet kërkesën e Damiano Toomasi, presidenti të Sindikatës së Futbollistëve. “Nuk ka kuptim tani të vëmë në rrezik jetën e lojtarëve, gjyqtarëve, trajnerëve e tifozëve, të cilët me siguri do të mblidhen për të parë ndeshjet. Federatat e tjera kanë zgjedhur të ndalojnë dhe tani është detyrë e presidentit të FIGC, Gravina, të marrë një vendim para se të ndodhë rasti i parë”.
https://twitter.com/SkySport/status/1236617744054988803?s=20
ITALIA NË KAOS – Qeveria italiane do ndalojë hyrje-daljet e qytetarëve që banojnë në të gjithë territorin e Lombardisë, si dhe në 11 provinca në 4 rajone të tjera italiane. Draft ligjor është gati dhe pritet të firmoset nga Kryeminstri Xhuzepe Konte, i cili vendos për hyrjen e tij në fuqi që prej datës 8 mars 2020 deri më 3 prill 2020.
Sipas këtij drafti blindohen e nuk lejohen të lëvizin jashtë komunave ku jetojnë të gjithë banorët që jetojnë në territoret që konsiderohen me rrezik të lartë infektimi, si: I gjithë territori i rajonit të Lombardisë, në rajonin e Emilia Romagna, provincat e Regio Emilia, Modena, Piacenza, Parma e Rimini, në rajonin e Venetos , banorët e provincave të Venezia, Trevizo e Padova, në rajonin e Marche, banorët e provincave të Pesaro e Urbino, në rajonin e Piemontes , banorët e provincavet në Asti e Alessandria.
Ky draft i ri që limiton lëvizjen e qytetarëve në një zonë mjaft të rëndësishme për industrinë italiane, po shkakton debate politike e sociale. Vetëm në rajonin e Lombardisë jetojnë mbi 10 milionë banorë dhe limitimi i lëvizjes së tyre mund të shënojë pasoja për ekonominë e shoqërinë italiane. Ndërkohë deri më tani numri i viktimave nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 233 persona dhe mbi 5 mijë të infektuar./ abcnews.al
/abcnews.al