Coronavirusi ndal edhe trajnerin e Shqipërisë, zbuloni ç’ndodhi para shortit

schedule08:17 - 4 Mars, 2020

schedule 08:17 - 4 Mars, 2020

Shqipëria ka mësuar një ditë më parë kundërshtarët në Nations League. Kuqezinjtë do të jetë në grupin 4 të Ligës C, me ekipe si Bjellorusia, Lituania dhe Kazakistani. Objektivi është vendi i parë në grup, për të kaluar në ligën B në sezonin e ardhshëm të këtij kompeticioni.

Në Amsterdam dje ishte presidenti i FSHF, Armand Duka, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku. Mungonte trajneri Edoardo Reja, i cili ka firmosur kontratën e re me qeverinë e futbollit shqiptar dhe tani do mundohet të realizojë objektivat e vendosura.

Italiani kishte planifikuar të fluturonte drejt Holandës për të qenë në short, por nuk ka ndodhur kështu. Fluturimi i tij është anuluar, sikurse ka ndodhur edhe një javë më parë, kur ai  duhej të vinte në Shqipëri.

Vetë Reja e ka zbuluar në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, ku tregon se i janë anuluar fluturimet, për shkak të situatës që Italia po kalon me Coronavirus. Në vendin fqinj ka dhjetëra të vdekur dhe diçka e tillë është e pritshme. Beteja me Coronavirusin është bërë botërore dhe po tentohet që të ketë sa më pak lëvizje, në mënyrë që virusi të mos përhapet edhe më shumë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!